Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Rev.nr.413/21] të Gjykatës Supreme të Kosovës të 19 tetorit 2022

Nr. të lëndës KI 68/23

Parashtruesit: Fadil Bajraktari

Shkarko:

KI68/23, Parashtrues i kërkesës, Fadil Bajraktari, Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktgjykimit [Rev. nr. 413/21] të Gjykatës Supreme të Kosovës të  19 tetorit 2022

KI68/23, Aktvendim për papranueshmëri i 14 nënorit 2023, publikuar më 19 dhjetor 2023

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë pronësore, jashtë afatit kohor

Thelbi i rastit të parashtruesit të kërkesës në procedurat në gjykatat e rregullta kishte të bënte me vërtetimin e së drejtës pronësore mbi një ngastër kadastrale me sipërfaqe prej 23 m2. Rrjedhimisht, parashtruesi i kërkesës incioi procedurë kontestimore në Gjykatën Themelore. Gjykata e refuzoi kërkesën e parashtruesit si të pabazuar dhe të njëjtën gjë e bëri edhe Gjykata e Apelit në procedurën e apelit. Parashtruesi i kërkesës parashtroi kërkesë për revizion në Gjykatën Supreme, e cila e refuzoi atë me aktgjykim duke deklaruar se gjykatat e shkallëve më të ulëta kishin dhënë arsye të mjaftueshme në mbështetje të vendimeve të tyre.

Duke pasur parasysh këtë, parashtruesi i kërkesës parashtroi kërkesë në Gjykatë, duke konsideruar se në procedurën në kolegjet e Dhomës së Posaçme, janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenin 3, paragrafi 2 [Barazia para Ligjit], neni 7, paragrafi 1 [Vlerat ],  neni 21, paragrafët 1 dhe 3 [Parimet e Përgjithshme], neni 22 paragrafi 1 dhe 2 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], neni 23 [Dinjiteti i Njeriut], neni 24 [Barazia para Ligjit] dhe neni 46 paragrafi 1 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës në lidhje me nenin 1 (Mbrojtja e pronës) të Protokollit Shtesë të KEDNJ-së.

Gjatë analizës së shkresave të lëndës, Gjykata konkludoi se parashtruesi i kërkesës në kërkesën e tij që e kishte dorëzuar në Gjykatë deklaroi se aktgjykimin] e Gjykatës Supreme të 19 tetorit 2022 e kishte pranuar më 4 dhjetor 2022. Megjithatë, për të vërtetuar një pretendim të tillë të parashtruesit të kërkesës, më 10 korrik 2023, Gjykata i është drejtuar Gjykatës Themelore me një shkresë në të cilën kërkoi aktgjykimin e Gjykatës Supreme të 19 tetorit 2022.

Më 18 korrik 2023, Gjykata pranoi dosjen e plotë të lëndës konkrete nga Gjykata Themelore dhe nga shkresat e lëndës, përkatësisht fletëkthesës, kontatoi se parashtruesi i kërkesës aktgjykimin [Rev. nr. 413/21] të Gjykatës Supreme të 19 tetorit 2022, e ka pranuar më 4 nëntor 2022. Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është dorëzuar pas afatit ligjor prej 4 (katër) muajsh, i cili është përcaktuar me Ligj dhe Rregulloren e punës dhe rrjedhimisht është e papranueshme, prandaj e ka refuzuar kërkesën e parashtruesit në pajtim me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 34 (1 ) (c) të Rregullores së punës.

 

Parashtruesit:

Fadil Bajraktari

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile