KI165/21, Hasret Bekteshi si parashtrues i pretenduar i kërkesës. Vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimit të paspecifikuar të Qeverisë së Republikës së Kosovës
KI165/20, Vendim për refuzim të kërkesës, i 4 nëntorit 2021, publikuar më 16 nëntor 2021
Fjalët kyç: kërkesë individuale, refuzim i kërkesës
Nga shkresat e lëndës del se parashtruesi i kërkesës përmes postës elektronike i dërgoi një shkresë Gjykatës ku thekson se një vendim i paspecifikuar i Qeverisë i cenon të drejtat e tij, konkretisht “se shkelet neni 23 i kushtetutës së Republikës së Kosovës, ku ai si punëtor në institucionet e Kosovës kushtëzohet se nëse nuk është i vaksinuar nuk mund të hyj në punë ose të testohet çdo ditë”.
Gjykata i dërgoi shkresë parashtruesit të kërkesës me qëllim të plotësimit të kërkesës në adresën elektronike të parashtruesit nga e cila ai i kishte dërguar shkresën e tij Gjykatës.
Parashtruesi nuk u përgjigj në kërkesën e Gjykatës në afatin e dhënë.
Prandaj, Gjykata vendosi të refuzojë kërkesën e parashtruesit me procedurë të shkurtër.
Hasret Bekteshi
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Neni 24 - Barazia para Ligjit
Vendim për refuzim të kërkesës
Civile