Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimit të paspecifikuar të Qeverisë së Republikës së Kosovës 

Nr. të lëndës KI 165/21

Shkarko:
Përmbledhje

KI165/21, Hasret Bekteshi si parashtrues i pretenduar i kërkesës. Vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimit të paspecifikuar të Qeverisë së Republikës së Kosovës 

KI165/20, Vendim për refuzim të kërkesës, i 4 nëntorit 2021, publikuar më 16 nëntor 2021

Fjalët kyç: kërkesë individuale, refuzim i kërkesës 

Nga shkresat e lëndës del se parashtruesi i kërkesës përmes postës elektronike i dërgoi një shkresë Gjykatës ku thekson se një vendim i paspecifikuar i Qeverisë i cenon të drejtat e tij, konkretisht “se shkelet neni 23 i kushtetutës së Republikës së Kosovës, ku ai si punëtor në institucionet e Kosovës  kushtëzohet se nëse nuk është i vaksinuar nuk mund të hyj në punë ose të testohet çdo ditë”.

Gjykata i dërgoi shkresë parashtruesit të kërkesës me qëllim të plotësimit të kërkesës në adresën elektronike të parashtruesit nga e cila ai i kishte dërguar shkresën e tij Gjykatës.

Parashtruesi nuk u përgjigj në kërkesën e Gjykatës në afatin e dhënë.

Prandaj, Gjykata vendosi të refuzojë kërkesën e parashtruesit me procedurë të shkurtër.

 

Parashtruesit:

Hasret Bekteshi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Neni 24 - Barazia para Ligjit

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile