KI 15/20, Merita Dervishi, Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative AA. nr. 557/2019, të 05 nëntorit 2019
KI15/20, aktvendim për papranueshmëri i 12 prillit 2021, publikuar më 25 maj 2021
Fjalët kyç: kërkesa individuale, ratione materiae, qartazi e pabazuar
Parashtruesja e kërkesës parashtroi kërkesë në Gjykatën Themelore përmes të cilës kërkoi përsëritjen e procedurës gjyqësore. Gjykatat e rregullta refuzuan kërkesën e parashtrueses si të pabazuar. Duke pasur parasysh këtë, parashtruesja e kërkesës parashtroi kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Zyrën e Prokurorit të Shtetit, e cila u refuzua si e pabazuar.
Në lidhje me këtë, parashtruesja e kërkesës iu drejtua Gjykatës duke deklaruar se gjykatat e rregullta kanë shkelur të drejtat e saj të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës. Përveç kësaj, parashtruesja e kërkesës pretendoi që Zyra e Prokurorit të Shtetit duke refuzuar kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë ka shkelur nenet 31 dhe 32 të Kushtetutës në lidhje me nenet 6 dhe 13 të KEDNJ-së.
Duke analizuar pretendimet e parashtrueses së kërkesës, Gjykata konkludoi se kërkesa për përsëritjen e procedurës nuk është në pajtim ratione materiae me Kushtetutën, ndërsa pretendimet se me njoftim janë shkelur të drejtat kushtetuese nga nenet 31 dhe 32 të Kushtetutës në lidhje me nenet 6 dhe 13 të KEDNJ-së, janë të pabazuara.
Merita Dervishi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri