Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, ARJ-UZVP. nr. 122/2019, të 18 nëntorit 2019

Nr. të lëndës KI 135/20

Parashtruesit: Hava Behxheti

Shkarko:

KI135/20, Parashtruese: Hava Behxheti, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, ARJ-UZVP. nr. 122/2019, të 18 nëntorit 2019

KI135/20 Aktvendim për papranueshmëri, i 10 dhjetorit 2020, publikuar më 31 dhjetor 2020

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë, kërkesë qartazi e pabazuar, kërkesë e papranueshme

Parashtruesja e kërkesës në Gjykatën Kushtetuese, kontestoi kushtetutshmërinë e Aktgjykimit ARJ-UZVP. nr. 122/2019 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, të 18 nëntorit 2019, duke pretenduar shkeljen e të drejtave të saj të garantuara me nenet: 3 dhe 24 [Barazia para Ligjit], 22 [Zbatimi i Drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt gjyqësor] të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.

Gjykata në lidhje me pretendimet e parashtrueses së kërkesës për shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë, përkatësisht të vendosjes së çështjes në kohë të arsyeshme nga gjykatat e rregullta, vlerësoi se parashtruesja e kërkesës nuk dëshmoi mjaftueshëm pretendimin e saj se gjykatat e rregullta zvarriten zgjidhjen e çështjes pa nevoje për disa vite, mbështetur në faktin se çështja e parashtresës së kërkesës në të tri instancat gjyqësore ishte zgjidhur në kohëzgjatje prej afërisht 5 (pesë) vjetësh. Sa i përket pretendimeve të tjera të parashtrueses së kërkesës, Gjykata konstatoi se parashtruesja e kërkesës nuk arsyetoi se në çfarë mënyre janë shkelur të drejtat e garantuara me nenet 3 dhe 24 [Barazia para Ligjit] dhe nenin 22 [Zbatimi i Drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], por shkeljet e këtyre neneve i ndërlidh me shkeljen e nenit 31.2 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6.1 [E drejta për një proces të rregullt] të KEDNj-së. Gjykata nuk e konsideron si të nevojshme trajtimin e tyre veç e veç, përderisa thelbi i ankesës ka të bëjë me pretendimin për shkelje të nenit 31.2 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6.1 të KEDNj-së, respektivisht me të drejtën për një vendim përfundimtar në kohë të arsyeshme (shih, Gjykata Kushtetuese, rasti KI127/15, parashtrues: Mile Vasović, Aktvendim i 5 qershorit 2017, paragrafi 54).

Si përmbledhje, Gjykata konkludoi se kërkesa e parashtrueses së kërkesës, në tërësinë e saj, duhet të deklarohet qartazi e pabazuar, në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Hava Behxheti

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile, Administrative