KI100/20, Parashtrues i kërkesës: Skënder Hana, Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik të paspecifikuar
KI100/20, Vendim për Refuzim të Kërkesës i miratuar më 11 nëntor 2020, i publikuar më 1 dhjetor 2020
Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë e shkurtër, kërkesë e papranueshme
Në rrethanat e rastit konkret, parashtruesi i kërkesës nuk konteston kushtetutshmërinë e ndonjë akti të ndonjë autoriteti publik në Republikën e Kosovës. Kërkesa nuk ka objekt të çështjes sepse parashtruesi i kërkesës nuk ka specifikuar ndonjë akt të ndonjë autoriteti publik në Republikën e Kosovës.
Gjykata konstatoi se parashtruesi i kërkesës nuk ka ofruar informata, të cilat Gjykata u përpoq t’i merrte nga parashtruesi i kërkesës. Prandaj, Gjykata konkludoi që kërkesa është e paplotë dhe se nuk është e qartë përkundër kërkesës ndaj parashtruesit të kërkesës për ta plotësuar ose sqaruar kërkesën.
Gjykata vlerësoi se kërkesa e parashtruesit nuk i plotëson kushtet procedurale për shqyrtim të mëtutjeshëm për shkak se nuk është e plotësuar me dokumentacionin e nevojshëm, siç parashihet me nenin 22 paragrafi 4 dhe nenin 48 të Ligjit, si dhe rregullat 32 (2) (h) dhe 35 (5) të Rregullores së punës.
Skënder Hana
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Mosshkelje e të drejtave kushtetuese