Vendim

Kërkesë për interpretim ligjor të Vendimit AC-I-13-0125-0001 dhe 0002 të Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së, të 22 korrikut 2015

Nr. të lëndës KO 116/19

Parashtruesit: Ismet Kryeziu si përfaqësues i pretenduar i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës

Shkarko:

KO116/19, Parashtrues: Ismet Kryeziu si përfaqësues i pretenduar i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës, Kërkesë për interpretim ligjor të Vendimit AC-I-13-0125-0001 dhe 0002 të Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së, të 22 korrikut 2015 

KO 116/19, Vendim për refuzim të kërkesës i 13 majit 2020, i publikuar më 9 qershor 2020 

Fjalë kyç: Kërkesa është paraqitur në përputhje me paragrafin 10 të nenit 93 [Kompetencat e Qeverisë], dhe në lidhje me nenin 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kërkesë për interpretimin ligjor të vendimeve të gjykatave të rregullta, kërkesa nuk i përmbush  kërkesat procedurale për shqyrtim, kërkesë e refuzuar.

Kërkesa bazohet në paragrafin 10 të nenit 93 [Kompetencat e Qeverisë], dhe në lidhje me nenin 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).

Parashtruesi i pretenduar i drejtohet gjykatës me një kërkesë për interpretimin ligjor  se a duhet të zbatojmë aktgjykimin  e plotfuqishëm të Gjykatës Komunale të konfirmuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, dhe vendimi i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës që refuzoi padinë e AKP-së, apo të pezullohet procedura sipas aktgjykimit të Gjykatës së Apelit PAKR. nr. 158/15 të datës 05.04.2016, në mënyrë që të vendoset për kërkesën e palës për regjistrimin e të drejtave pronësore në emër të saj sipas akteve ligjore të mësipërme.

Gjykata në disa raste ka kontaktuar  Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës në lidhje me plotësimin e kërkesës, që ishte e nevojshme për vendosur më tutje në lidhje me këtë kërkesë. Sidoqoftë, Gjykata nuk ka marrë sqarimet e kërkuara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës në lidhje me kërkesën.

Rjedhimisht, Gjykata konstaton se kërkesa në fjalë është e jo e plotë, sepse Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës nuk ka dorëzuar  dokumentet përcjellëse të kërkuara nga Gjykata me të cilat dëshmohet bazueshmëria e kërkesës.

Prandaj, Gjykata konkludon se kërkesa nuk i plotëson kushtet procedurale për shqyrtim të mëtutjeshëm të parashikuara me rregullin 32 dhe 35 të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Ismet Kryeziu si përfaqësues i pretenduar i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës

Lloji i kërkesës:

KO - Kërkesë nga organet shtetërore

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës