KI02/20, Parashtrues: Skender Musa, si përfaqësuesi i pretenduar i personit E. Z. Përfaqësuesi i pretenduar e kundërshton Aktgjykimin Pml. nr. 245/2019 të Gjykatës Supreme të Kosovës, të 17 shtatorit 2019.
KI02/20, vendim për refuzim të kërkesës i 29 prillit 2020, publikuar më 1 qershor 2020
Fjalët kyç: kërkesë individuale, përfaqësues i pretenduar, vendim për refuzim të kërkesës
Bazuar në shrkesat e lëndës rezulton se kërkesa është dorëzuar nga Skender Musa, si përfaqësuesi i pretenduar i personit E. Z., në të cilin ai kundërshtoi Aktgjykimin Pml. nr. 245/2019 të Gjykatës Supreme të Kosovës, të 17 shtatorit 2019.
Gjykata vëren se përfaqësuesi i pretenduar nuk kishte paraqitur në gjykatë autorizimin për të përfaqësuar personin E.Z. para Gjykatës Kushtetuese.
Prandaj, Gjykata i është drejtuar me letra dy herë përfaqësuesit të pretenduar duke kërkuar nga ai që t’i dorëzojë Gjykatës autorizimin me të cilin personi E.Z . e autorizonte përfaqësuesin e pretenduar që ai ta përfaqësoj atë para Gjykatës.
Parashtruesi i pretenduar nuk iu përgjigj kërkesave të Gjykatës.
Prandaj, Gjykata vendosi të hedhë poshtë kërkesën e përfaqësuesit të pretenduar, në pajtim me rregullin 35.5 të Rregullores së Punës.
Skender Musa si përfaqësues i pretenduar i personit E. Z.
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Vendim për refuzim të kërkesës
Civile