Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës Pml. nr. 245/2019 të 17 shtatorit 2019

Nr. të lëndës KI 02/20

Shkarko:
Përmbledhje

KI02/20, Parashtrues: Skender Musa, si përfaqësuesi i pretenduar i personit E. Z. Përfaqësuesi i pretenduar e kundërshton Aktgjykimin Pml. nr. 245/2019 të Gjykatës Supreme të Kosovës, të 17 shtatorit 2019.

 KI02/20, vendim për refuzim të kërkesës i 29 prillit 2020, publikuar më 1 qershor 2020

Fjalët kyç: kërkesë individuale, përfaqësues i pretenduar, vendim për refuzim të kërkesës

Bazuar në shrkesat e lëndës rezulton se kërkesa është dorëzuar nga Skender Musa, si përfaqësuesi i pretenduar i personit E. Z., në të cilin ai kundërshtoi  Aktgjykimin Pml. nr. 245/2019 të Gjykatës Supreme të Kosovës, të 17 shtatorit 2019.

Gjykata vëren  se përfaqësuesi i pretenduar nuk kishte paraqitur në gjykatë autorizimin për të përfaqësuar personin E.Z. para Gjykatës Kushtetuese.

Prandaj, Gjykata i është drejtuar me letra dy herë përfaqësuesit të pretenduar duke kërkuar nga ai që t’i dorëzojë Gjykatës autorizimin me të cilin personi E.Z . e autorizonte përfaqësuesin e pretenduar që ai ta përfaqësoj atë para Gjykatës.

Parashtruesi i pretenduar nuk iu përgjigj kërkesave të Gjykatës.

Prandaj, Gjykata vendosi të hedhë poshtë kërkesën e përfaqësuesit të pretenduar, në pajtim me rregullin 35.5 të Rregullores së Punës.

Parashtruesit:

Skender Musa si përfaqësues i pretenduar i personit E. Z.

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile