Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. I nr. 89/2011, të 5 marsit 2012

Nr. të lëndës KI 77/12

Parashtruesit: Rifat Hamiti

Parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke e kontestuar Aktvendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev, I nr, 89/2011, të 5 marsit 2012, me të cilin është zgjidhur kontesti pronësoro-juridik, në mes të parashtruesit të kërkesës dhe personave të tretë lidhur me të drejtën e shfrytëzimit të banesës, Parshtruesi i kërkesës konsideroi se është shkelur parimi themelor i procesit gjyqësor „nuk gjykohet dy herë për të njëjtën çështje“ (Ne bis in idem), sepse paditësi në të njëjtën gjykatë me lëndën C, Nr, 146/ 2001, kishte iniciuar procedurë gjyqësore kundër parashtruesit të kërkesës si i paditur, ndërsa me aktvendimin e së njëjtës gjykatë, C, nr, 146/2001, të 8 majit 2002, padia u hodh poshtë si e palejueshme, Nga ajo që u theksua më lart, parashtruesi i kërkesës konsideroi se Gjykata Komunale në Therandë kishte shkelur të drejtën e tij për gjykim të drejtë dhe të paanshëm dhe të drejtën e përdorimit të mjetit juridik, për shkak se Gjykata Komunale në Therandë ka vendosur për një çështje që ka qenë e gjykuar më parë me aktgjykim dhe aktvendim, Sipas pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, gjykata e ka shkelur ndalesën se s’ka dy herë gjykim për të njëjtën çështje (Ne bis in idem), dhe pastaj duke i caktuar përfaqësues të përkohshëm parashtruesit të kërkesës pa u plotësuar kushtet ligjore nga LPK-ja, ia ka bërë të pamundur parashtruesit të kërkesës pjesëmarrjen në shqyrtim,
Nga ajo që u theksua më lart, parashtruesi i kërkesës konsideroi se janë shkelur neni 21 (Parimet e Përgjithshme) 31 (E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm), 32 (E Drejta për Mjete Juridike) dhe neni 54, (Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe neni 6 (Konventa Evropiane për të Drejta të Njeriut),
Duke vendosur në lidhje me kërkesën e parashtruesit Rifat Hamiti, pas shqyrtimit të procedurës në tërësi, Gjykata Kushtetuese nuk kishte gjetur se procedurat përkatëse në gjykatat e rregullta ishin në ndonjë mënyrë të padrejta ose arbitrare, Prandaj, Gjykata konkludoi se kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse faktet e paraqitura nuk e arsyetojnë në asnjë mënyrë pretendimin për shkeljen e të drejtave kushtetuese

Parashtruesit:

Rifat Hamiti

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile