Parashtruesi parashtroi kërkesën në pajtim me nenin 113,4 të Kushtetutës së Kosovës, duke kontestuar vendimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (në tekstin e mëtejmë: AKP), me të cilin Ndërmarrja shoqërore “Sharr Cem” u privatizua më 14 dhjetor 2010, Parashtruesi i kërkesës pohon se privatizimi i “Sharr Cem”-it ishte bërë në kundërshtim me urdhëresat e AKP-së për rregullat e përgjithshme të tenderit për privatizim (spin-off i zakonshëm) dhe për rregullat e përgjithshme të tenderit për likuidim; në kundërshtim me Ligjin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit (Nr, 03/L-067); në kundërshtim me Ligjin për mbrojtjen e konkurrencës; dhe në kundërshtim me nenin 119 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës, pasi privatizimi ka ndodhur pa lajmërim publik të tij nga ana e AKP-së, Në lidhje me çështjen e pranueshmërisë së kërkesës, Gjykata vlerësoi se kërkesa ishte e papranueshme, sepse pretendimet e parashtruesit se ka pasur shkelje sipas nenit 113,4, në rastin konkret, është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse kompetencat e Komunës, sipas nenit të lartpërmendur, për të parashtruar një kërkesë në këtë gjykatë, janë të kufizuara në këto çështje: ligjet ose aktet e Qeverisë që cenojnë përgjegjësitë komunale ose që i zvogëlojnë të hyrat e Komunës, që ndryshe përcaktohen me Ligjin për vetëqeverisje lokale dhe me Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale
Rufki Suma
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar
administrative