Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, PKL. nr. 111/2012 i 30 nëntorit 2012

Nr. të lëndës KI 139/12

Parashtruesit: Besnik Asllani

Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me aktgjykimi i Gjykatës Supreme shkeli të drejtat e tij kushtetuese, të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe me nenin 33 [Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit në Rastet Penale], si dhe shkelje të nenit 6, në lidhje me nenin 13, të KEDNJ-së, Parashtruesi, konkretisht kishte kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të anulojë aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut, si dhe dy aktgjykimet e Gjykatës Supreme dhe çështjen ta kthejë në rigjykim në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, sipas udhëzimeve përkitazi me përdorimin e standardit të të provuarit përtej dyshimit të bazuar si dhe interpretimin e ligjit penal në pajtim me parimin e prezumimit të pafajësisë, Në këtë rast, Gjykata vëren se bazat e ankesës në Gjykatën Supreme, qoftë në instancën e dytë apo në mbrojtjen e ligjshmërisë, përmbajnë pretendime që kanë të bëjnë me shkelje substanciale të dispozitave të procedurës penale, konstatimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, shkelje të ligjit penal dhe vendimit për sanksionet penale,Gjykata, vlerësoi se pretendime e tilla jenë të fushës së ligjshmërisë, Gjykata Kushtetuese më tej vëren se në Gjykatën e Qarkut dhe në Gjykatën Supreme asnjë pretendim nuk është bërë nga parashtruesi i kërkesës mbi bazën e kushtetutshmërisë, qoftë në mënyrë implicite qoftë në substancë, që do ngrittë shkeljen e pretenduar të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të parashtruesit të garantuara me Kushtetutë, Prandaj, Gjykata gjen se parashtruesi i kërkesës as nuk ka ndërtuar e as nuk ka dëshmuar një rast prima facie, qoftë mbi bazën meritave apo pranueshmërisë së kërkesës, Në tërësi, Gjykata konstatoi se kërkesa është e papranueshme si qartazi e pabazuar, Sa i përket kërkesës për mase te përkohshme, Gjykata konsideroi se, pasi që kërkesa e parashtruesit ishte qartazi e pabazuar dhe e papranueshme, ne këtë rast, kërkesa për masë të përkohshme nuk mund të jetë objekt i shqyrtimit prandaj dhe refuzuar

Parashtruesit:

Besnik Asllani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale