Parashtruesi paraqiti kërkesën bazuar në Nenin 113,7 të Kushtetutës duke pohuar se të drejtat e tij kushtetuese janë cenuar sepse Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës ka arkëtuar të holla në mënyrë të kundërligjshme nga ai, se ia ka vonuar dërgesat postare, se i janë dorëzuar dërgesa të papastra dhe se ai është fyer dhe është kërcënuar nga Kryeshefi Ekzekutiv i Postës Rajonale në Pejë, Gjykata së pari konstatoi se kërkesa e parashtruesit ishte e pafatshme përkatësisht nuk ishte parashtruar në Gjykatë në pajtim me Nenin 49 të Ligjit, Gjykata, më tej, arsyetoi se parashtruesi kishte keqpërdorur të drejtën e tij për peticion sepse ai në mënyrë të vazhdueshme, kishte parashtruar kërkesa të ngjashme që në të kaluarën ishin shpallur të papranueshme, Gjykata po ashtu refuzoi kërkesën e parashtruesit për mos zbulim të identitetit, Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata bazuar në Nenin 113,7 të Kushtetutës, Nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 36 (3) d të Rregullores së punës vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme
Lulzim Ramaj
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është paraqitur pas afatit
administrative