Vlerësim i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së listës përfundimtare të 20%-it të ardhurave të shitjes nga privatizimi i Ndërmarrjes Shoqërore Industria Ushqimore hartuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit
Nr. të lëndës KI 104/12
Parashtruesit: Azem Kabashi Tahir Badalli Osman Zajmi Nafije Krasniqi
Parashtruesit e dorëzuan kërkesën bazuar në nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke e kontestuar listën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit të punëtorëve të kualifikueshëm për 20%-in nga të ardhurat e shitjes së Ndërmarrjes Shoqërore “Industria Ushqimore” Prizren, sepse AKP-ja i ka interpretuar në mënyrë të gabueshme dispozitat e neneve 10,1, 10,2 dhe 10,4 të Rregullores së UNMIK-ut Nr, 2003/13 për Transformimin e së drejtës për përdorimin e pronës së patundshme në pronësi shoqërore, Lidhur me çështjen e pranueshmërisë së kërkesës, Gjykata vendosi se kërkesa ishte e papranueshme sepse parashtruesit nuk kanë: a, Dorëzuar asnjë dokumentacion mbështetës nëse ata i kanë shteruar të gjitha mjetet ligjore; b, Mbështetur me prova në baza kushtetuese; dhe c, Ofruar ndonjë provë se të drejtat dhe liritë e tyre janë shkelur nga ndonjë autoritet publik
Azem Kabashi Tahir Badalli Osman Zajmi Nafije Krasniqi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile