Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Ac. Nr. 116/2011, të 17 janarit 2012

Nr. të lëndës KI 36/12

Parashtruesit: Bajram Luta

Parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesë në pajtim me nenin 113.7 dhe 21.4 të Kushtetutës, nenet 20, 22.7 dhe 22.8 të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës të 15 janarit 2009.

Më 3 prill 2012, parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese.
Më 23 maj 2012, Kryetari e caktoi gjyqtarin Ivan Čukalović Gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët: Almiro Rodrigues (kryesues), Snezhana Botusharova dhe Kadri Kryeziu.
Më 11 tetor 2010,Qendra për Punë Sociale në Rahovec ka nxjerrë vendimin nr. 02-313/2010 me të cilin i ka dhënë parashtruesit të kërkesës në kujdestari të përkohshme fëmijën e mitur, që është nip i parashtruesit të kërkesës.
Më 29 mars 2011, Gjykata e Qarkut në Prishtinë nxori vendimin N.Nj. C 2/2011 dhe ka urdhëruar parashtruesin e kërkesës t’ia kthejë fëmijën e mitur nënës së vet. Gjithashtu, ishte vendosur se, në rast të mosrespektimit të urdhrit të Gjykatës, parashtruesi do të gjobitej me gjobë 10,000 euro.
I pakënaqur me vendimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, parashtruesi i kërkesës ushtroi ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Pas ankesës së parashtruesit, më 10 qershor 2011, Gjykata Supreme nxori vendimin AC nr. 40/2011 me të cilin është refuzuar ankesa e parashtruesit si e pabazuar dhe është vërtetuar aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, N.nj. 2/2011 i 29 marsit 2011.
I pakënaqur me rezultatin e procedurës në Gjykatën Supreme, parashtruesi i kërkesës i kërkoi Gjykatës Supreme që të përsëritë procedurën.
Gjykata Supreme e Kosovës e ka refuzuar propozimin e parashtruesit të kërkesës për përsëritjen e procedurës, me vendimin PPC nr. 62/11 të 29 shtatorit 2011.

Më 26 shtator 2011, Qendra për Punë Sociale në Rahovec nxori një vendim të ri në rastin nr. 02-313/2010 dhe prishi vendimin e saj të mëhershëm të 11 tetorit 2010, me të cilin parashtruesit i është dhënë kujdestaria e përkohshme.

Parashtruesi pastaj kontestoi vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës (PPC nr. 62/11 të 29 shtatorit 2011).

Parashtruesi në kërkesë të Gjykatës Kushtetuese thekson se Gjykata Supreme e Kosovës, kur bëhet fjalë për rastin e tij, ka bërë shkelje të nenit 3 pika 1.1. të Ligjit nr. 03/L-238 për aspektet civile të rrëmbimit ndërkombëtar të fëmijës.
Gjykata pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, konkludoi se parashtruesi i kërkesës, as nuk e ka ndërtuar rastin mbi shkeljen e ndonjë të drejte të garantuar me Kushtetutë dhe as që ka ofruar ndonjë provë prima facie për atë shkelje (shih Vanek kundër Republikës së Sllovakisë, ECHR, Vendimi sa i përket pranueshmerisë së kërkesës, nr. 53363/99 i 31 majit 2005).

Duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e kërkesës së paraqitur, Gjykata Kushtetuese e Kosovës në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenin 46, nenet 47 dhe 48 të Ligjit dhe rregullave 36. (1a) dhe 36. (3c) të Rregullores së Punës, në seancën e mbajtur më 17 tetor 2012, njëzëri vendosi ta hedhë poshtë kërkesën si të papranueshme.

Parashtruesit:

Bajram Luta

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile