Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Pejë, P. nr. 46/2001, të 8 tetorit 2001; Aktgjykimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës, Ap. nr. 14/2002, të 27 qershorit 2002, dhe API. nr. 3/’07, të 23 nëntorit 2007; dhe Vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Pr. nr. 20/2010, të 11 marsit 2010

Nr. të lëndës KI 131/10

Parashtruesit: Fatbardh Gabraj

Parashtruesi paraqiti kërkesën bazuar në Nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se të drejtat e tij kushtetuese ishin cenuar me vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës, me ç’rast parashtruesi pretendonte se gjykimi dhe dënimi i tij me burgim ishte i padrejtë dhe kundër kushtetues, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit ishte e paaftshme sepse nuk ishte dorëzuar në pajtim me afatin ligjor të paraparë me Nenin 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese. Gjykata theksoi se edhe nëse kërkesa do të ishte dorëzuar brenda afatit ligjor të përcaktuar me Nenin 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, ajo do të hedhej poshtë si e papranueshme për shkak se procedurat në gjykatat e rregullta nuk ishin të padrejta apo të karakterizuara nga arbitrariteti. Duke cituar rastin Mezotur-Tiszazugi Tarsulat kundër Hungarisë nga praktika e GJEDNJ-së, Gjykata më tutje arsyetoi se fakti që parashtruesit janë të pakënaqur me rezultain përfundimtar të rastit të tyre nuk nënkupton shkeljen e të drejtave dhe lirive të garantuara me Kushtetutë. Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata vendosi të hedhë poshtë si të papranueshme kërkesën e parashtruesit.

Parashtruesit:

Fatbardh Gabraj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale