Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për vlerësimin e Kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtine AC.nr. 1496/2011 të 24 janarit 2012

Nr. të lëndës KI 19/12

Parashtruesit: Naser Peci

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se me Aktvendimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë AC. nr. 1496/2011 të 24 janar 2012, i është shkelur e drejta e garantuar me nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjykata, ka vërejtur që parashtruesi i kësaj kërkese, z. Naser Peci, ishte në fakt përfaqësuesi i përkohshëm i të ndjerit Murat Plakolli, debitori-garantuesi i pronës së lënë në hipotekë. Ky Përfaqësues i përkohshëm ishte caktuar me Vendimin e Gjykatës Komunale në Prishtinë E.nr.1168/10 më 21 korrik 2011, për ta përfaqësuar përkohësisht të ndjerin (hipotekëlënesin) në çështjen juridike të iniciuar nga kreditori “Pro Credit Bank”. Në kete rast Gjykata kishte konkluduar se parashtrimi i kërkesës nuk ishte në pajtueshmëri me nenin 113 të Kushtetutës pasi që ai ka dështuar të provojë se ende është palë e autorizuar për qëllime të parashtrimit të kësaj kërkese. Gjykata në këtë rast i është referuar edhe rregullit 36.1 c) të Rregullores së punës qe përcakton se Kërkesa duhet te jete qartazi e bazuar në mënyrë qe e njëjta të ndërhyjë ne rast.

Gjykata, lidhur me pretendimin e përfaqësuesit, kishte theksuar se, nuk është i mjaftueshëm arsyetimi i shkeljes së të drejtës së garantuar me nenin 46 [Mbrojtja e Pronës], për faktin që të njëjtit nga Gjykata Komunale në Prishtinë, i është refuzuar e drejta në ankesë për caktimin e tij si përfaqësues të përkohshëm i debitorit-garantuesit, tani të ndjerit Murat Plakolli, titullar i pronës së lënë në hipotekë. Gjykata me tutje ka rikujtuar se nuk është Gjykatë e verifikimit të fakteve, Roli i Gjykatës Kushtetuese është që të sigurojë pajtueshmërinë me të drejtat që garantohen me Kushtetutë dhe instrumente tjera ligjore, prandaj, nuk mund të veproje si “gjykate e shkallës së katërt” dhe i është referuar rastit Akdivar kunder Turqise të 16 shtator 1996, R.J.D, 1996-IV, para. 65. Në fund Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit nuk ishte në pajtueshmëri me kërkesat e nenit 113 të Kushtetutës, si dhe kërkesat e parapara me rregullin 36.2 (c) të rregullores së punës.

Parashtruesit:

Naser Peci

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile