Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, A. nr. 564/2011, të 5 gushtit 2011

Nr. të lëndës KI 153/11

Parashtruesit: Fazilja Berisha

Parashtruesja parashtroi kërkesën bazuar në nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës , duke pohuar se të drejtat e saj nga neni 24 [Barazia para Ligjit] dhe 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] janë shkelur me aktgjykimin e Gjykatës Supreme, që konkludoi se provat dëshmojnë se parashtruesja nuk i plotëson kriteret ligjore për njohjen e së drejtës së kërkuar për pension të personave me aftësi të kufizuar.
Gjykata konkludoi se kërkesa ishte e papranueshme sepse parashtruesja nuk ka ofruar prova që procedurat përkatëse ishin në ndonjë mënyrë të padrejta apo të prekura nga arbitrariteti. Prandaj, Gjykata vendosi se kërkesa ishte e pabazuar sipas rregullit 36 (1.c) të Rregullores së Punës.

Parashtruesit:

Fazilja Berisha

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative