Parashtruesi paraqiti kërkesën bazuar në Nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se të drejtat dhe liritë e tij kushtetuese janë cenuar me vendimin e Gjykatës së Qarkut, me ç’rast ishte anuluar vendimi i Gjykatës Komunale lidhur me gëzimin e papenguar të pronësisë. Parashtruesi pohoi se Gjykata e Qarkut ka cenuar të drejtat dhe liritë të garantuara me nenet 46 dhe 54 të Kushtetutës së Kosovës, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit ishte e papranueshme bazuar në nenin 113.7 të Kushtetutës në lidhje me nenin 47.2 të Ligjit për shkak se parashtruesi nuk kishte shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj. Gjykata arsyetoi vendimin e saj duke theksuar se parashtruesi i kërkesës nuk kishte ndërmarrë hapa për të zgjidhur kërkesën e tij siç përshkruhej në aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut. Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesve si të papranueshme.
Gani Ibërdemaj
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Nuk janë shterur mjetet juridike
Civile