Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se i janë shkelur të drejtat e tij sipas neneve 23 dhe 55 të Kushtetutës nga Urdhri i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme pasi që ai nuk e kishte përfshirë atë në listën e punëtorëve me të drejtë në 20% të fitimit nga shitja e ndërmarrjes së privatizuar THE “Theranda” në Prizren, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e parakohshme dhe e papranueshme sipas nenit 47.2 të Ligjit të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullës 36.1(a) të Rregullores së Punës pasi që Parashtruesi nuk kishte arritur të dëshmojë se i kishte shterur të gjitha mjetet juridike duke u përgjigjur ndaj kërkesës së Dhomës së Posaçme për të arsyetuar parashtrimin e vonuar nga ana e tij, duke cituar rastet Universiteti AAB-RIINVEST SHPK kundër Qeverisë së Kosovës dhe Selmouni kundër Francës. Gjykata po ashtu konstatoi se Kërkesa ishte e papranueshme sipas nenit 49 të ligjit dhe Rregullës 36.1(b) sepse ai nuk e kishte parashtruar Kërkesën brenda afatit prej katër muajsh nga data e dorëzimit të Urdhrit kundërthënës
Kadri Bytyqi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Nuk janë shterur mjetet juridike
Civile