Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke pretenduar se të drejtat e tij kushtetuese janë shkelur nga vendimi i Gjykatës së Qarkut të Prishtinës, i cili e konfirmonte refuzimin e Gjykatës Komunale të Prishtinës për të ekzekutuar aktgjykimin e favorshëm në çështjen e ndërprerjes së marrëdhënies së punës, me arsyetimin se me këtë aktgjykim nuk ishte marr qëndrim lidhur me ekzekutimin e kompenzimit monetar, Gjykata e Qarkut e këshilloi Parashtruesin që të ndërmarrë hapa të tjerë ligjorë për realizimin e procesit të pagesës, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme sipas nenit 113.7 sepse Parashtruesi nuk e kishte plotësuar kushtin e shterjes së të gjitha mjeteve juridike duke iniciuar veprimin për pagesën të rekomanduar nga Gjykata e Qarkut. Gjykata theksoi se arsyeja e rregullit për shterjen e mjeteve juridike është që t’i mundësojë sistemit ligjor të Kosovës të parandalojë ose korrigjojë një shkelje kushtetuese, duke cituar rastet Universiteti AAB-RIINVEST SH.P.K kundër Qeverisë së Kosovës dhe Selmouni kundër Francës
Faik Azemi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Nuk janë shterur mjetet juridike
Civile