Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë te Vendimit te Gjykatës se Qarkut ne Prishtine, Ac. Nr. 5/2010, i 4 marsit 2010, dhe të Vendimit të Gjykatës Komunale ne Prishtine, E. nr. 67/2008, i 23 dhjetorit 2009

Nr. të lëndës KI 28/10

Shkarko:
Përmbledhje

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke pretenduar se të drejtat e tij kushtetuese janë shkelur nga vendimi i Gjykatës së Qarkut të Prishtinës, i cili e konfirmonte refuzimin e Gjykatës Komunale të Prishtinës për të ekzekutuar aktgjykimin e favorshëm në çështjen e ndërprerjes së marrëdhënies së punës, me arsyetimin se me këtë aktgjykim nuk ishte marr qëndrim lidhur me ekzekutimin e kompenzimit monetar, Gjykata e Qarkut e këshilloi Parashtruesin që të ndërmarrë hapa të tjerë ligjorë për realizimin e procesit të pagesës, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme sipas nenit 113.7 sepse Parashtruesi nuk e kishte plotësuar kushtin e shterjes së të gjitha mjeteve juridike duke iniciuar veprimin për pagesën të rekomanduar nga Gjykata e Qarkut. Gjykata theksoi se arsyeja e rregullit për shterjen e mjeteve juridike është që t’i mundësojë sistemit ligjor të Kosovës të parandalojë ose korrigjojë një shkelje kushtetuese, duke cituar rastet Universiteti AAB-RIINVEST SH.P.K kundër Qeverisë së Kosovës dhe Selmouni kundër Francës

Parashtruesit:

Faik Azemi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile