Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë në të cilën pohon se të drejtat e tij kushtetuese janë cenuar me vendimin e Gjykatës Supreme, me të cilin ajo ka miratuar një kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në favor të palës kundërshtare, e cila do të mundësojë që të zhvillohet procedurë penale kundër parashtruesit të kësaj kërkese për lëshimin e supozuar të vendimit gjyqësor. Sipas parashtruesit, ky vendim, gjegjësisht zhvillimi i kësaj procedure penale kundër tij, shkelë imunitetin e tij gjyqësor dhe cenon pavarësinë e gjyqësorit. Gjykata Kushtetuese vendosi që të refuzojë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme me arsyetimin se kërkesa është e parakohshme duke mos pasur vendim përfundimtar, andaj konstatoi se nuk janë shteruar te gjitha mjetet ligjore në dispozicion pasi që aktakuza është ende në gjykatat më të ulëta.
Emrush Kastrati
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Array
Penale