Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

Nr. të lëndës KI 89/18

Shkarko:
Përmbledhje

KI89/18, Parashtrues: Agim Jashari, Vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimeve ose akteve të paspecifikuara të autoriteteve publike

KI89/18, Vendim për refuzim të kërkesës i 27 nëntorit 2018, publikuar më 16 janar 2019

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kërkesë e paplotësuar, vendim për refuzim

Parashtruesi i kërkesës nuk kishte kontestuar asnjë akt konkret të ndonjë autoriteti publik dhe nuk kishte qartësuar saktësisht se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutë pretendonte se i ishin cenuar nëpërmjet ndonjë akti të një autoriteti publik. Ai i ishte drejtuar Gjykatës me një aktakuzë kundër Agjencisë Kosovare të  Inteligjencës dhe Policisë së Kosovës, duke pretenduar se ai vazhdimisht është i kërcënuar me vdekje nga zyrtarët e institucioneve të cekura më lart.

Marrë parasysh faktin se kërkesa e parashtruesit nuk ishte e kompletuar, Gjykata i kërkoi parashtruesit të kërkesës që të plotësojë kërkesën e tij, duke: a) specifikuar aktet e autoriteteve publike të cilat i konteston; b) qartësuar saktësisht pretendimet e tij për shkelje të të drejtave të garantuara me Kushtetutë; dhe c) dorëzuar kopjet e dokumenteve dhe informatave të tjera që mbështesin pretendimet e tij. Parashtruesi i kërkesës nuk iu përgjigj kërkesës së Gjykatës.

Andaj, Gjykata konsideroi se kërkesa e parashtruesit nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të moskompletimit të saj me dokumentacion mbështetës, ashtu siç kërkohet me nenet 48 dhe 22.4 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 32 (2) (h) dhe 35 (5) të Rregullores së punës së Gjykatës, prandaj vendosi që kërkesa të refuzohet me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Agim Jashari

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës