Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev.nr.163/2018, të 4 majit 2018

Nr. të lëndës KI 160/18

Shkarko:
Përmbledhje

KI 160/18, Parashtrues i kërkesës: Interpres R Company, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev.nr.163/2018, të 4 majit 2018

 KI 160/18, Aktvendim për papranueshmëri  i 23 korrikut 2019, i publikuar më 29 gusht 2019.

Fjalët kyç: kërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, e drejta ndërkombëtare, imuniteti, kërkesë qartazi e pabazuar

 Parashtruesi i kërkesës pretendon se gjykatat e Republikës së Kosovës kanë juridiksion për ta gjykuar rastin e saj sepse nuk ekziston ndonjë normë e të drejtës ndërkombëtare, qoftë e përcaktuar me ndonjë marrëveshje ndërkombëtare apo nga e drejta zakonore ndërkombëtare që detyron gjykatat e Republikës së Kosovës t’i japin imunitet shtetit serb.

Gjykata vërejti se gjykatat e rregullta i janë përgjigjur pretendimeve qendrore të parashtruesit të kërkesës: (i) duke shpjeguar shkaqet e “inkompetencës” së gjykatave të rregullta; (ii) duke interpretuar dispozitat ligjore përkatëse që rregullojnë çështjet me elementë ndërkombëtarë; dhe (iii) duke dhënë arsyetimin se përse dispozita e nenit 8.2 të Planit të Ahtisaarit është keqinterpretuar nga parashtruesi i kërkesës.

Gjykata konkludoi se kërkesa e parashtruesit është e papranueshme qartazi e pabazuar, në baza kushtetuese, siç përcaktohet me nenin 113.7 të Kushtetutës, parashihet me nenin 48 të Ligjit dhe specifikohet më tej me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.

 

 

Parashtruesit:

Interpress R. Company

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile