Vendimet e publikuara gjatë muajit prill 2023

15.05.2023

Gjatë muajit prill 2023, në Gjykatën Kushtetuese:

• janë shqyrtuar 52 raste;
• janë marrë vendimet për 44 raste;
• janë publikuar 10 vendime;

Në ueb-faqen e Gjykatës janë publikuar: dy (2) Aktgjykime dhe tetë (8) Aktvendime për papranueshmëri.

Aktgjykimet
___________________________________________________________________________________________________

1. KO 100/22 dhe 101/22
Parashtrues: Abelard Tahiri dhe dhjetë (10) deputetë të tjerë; Arben Gashi dhe dhjetë (10) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës
Publikuar më: 5 prill 2023

Gjykata vlerësoi kushtetutshmërinë e Ligjit nr. 08/L-136 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Gjykata gjeti se (i) pika 1.3.2 e paragrafit 1 të nenit 6 dhe neni 8, përkatësisht neni 10/A i Ligjit të kontestuar, lidhur me caktimin e një anëtari të Këshillit Prokurorial nga Avokati i Popullit nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], paragrafin 10 të nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit] dhe nenin 132 [Roli dhe Kompetencat e Avokatit të Popullit] të Kushtetutës; (ii) paragrafi 2/a i nenit 13 të Ligjit të kontestuar lidhur me kuorumin vendimmarrës në Këshillin Prokurorial nuk është në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit] dhe paragrafin 1 të nenit 110 [Këshilli Prokurorial i Kosovës] të Kushtetutës; (iii) paragrafi 5 i nenit 16 të Ligjit të kontestuar lidhur me mjetin juridik të anëtarëve të Këshillit për shkarkim nuk është në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës; (iv) neni 18, përkatësisht 23/A i Ligjit të kontestuar nuk është në përputhshmëri me nenet 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës; dhe (v) paragrafi 3 i nenit 11 dhe neni 20 i Ligjit të kontestuar lidhur me ndërprerjen e parakohshme të disa anëtarëve aktual të Këshillit nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike], nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe paragrafin 1 të nenit 110 [Këshilli Prokurorial i Kosovës] të Kushtetutës.
Tekstin e plotë të Aktgjykimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe në gjuhën angleze, mund ta lexoni duke klikuar këtu

2. KI14/22
Parashtrues: Shpresa Gërvalla
Publikuar më: 7 prill 2023

Gjykata vlerësoi kushtetutshmërinë e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 409/2020], të 28 shtatorit 2021. Gjykata gjeti se Gjykata Supreme ka cenuar parimin e “gjykatës së themeluar me ligj” të përcaktuar me paragrafin 2 të nenit 31 (E Drejta për një Gjykim të Drejtë] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pasi në kuptim të paragrafit 2 të nenit 224 [pa titull] të Ligjit për Procedurën Kontestimore, dispozitë kjo që i referohet kompetencës së Gjykatës Supreme në kontekst të vendimmarrjes së saj, me ç’rast kur gjykata e revizionit konstaton se, për shkak të zbatimit të gabueshëm të së drejtës materiale apo për shkak të shkeljeve të rregullave procedurale, gjendja faktike nuk është vërtetuar plotësisht dhe se për këtë arsye nuk ekzistojnë kushtet për ndryshimin e aktgjykimit të goditur, Gjykata Supreme është dashur që çështjen ta kthejë në rigjykim në gjykatat e shkallës më të ulët.
Tekstin e plotë të Aktgjykimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe në gjuhën angleze, mund ta lexoni duke klikuar këtu

Aktvendimet për papranueshmëri
___________________________________________________________________________________________________

I.
Në katër (4) nga Aktvendimet për papranueshmëri të publikuara nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se të njëjtat janë të pabazuara, bazuar në paragrafin (2) të rregullit 39 (Kriteret e provueshmërisë) të Rregullores së punës sepse pretendimet e parashtruesve të kërkesave përkatëse hyjnë në kategorinë e “shkallës së katërt”, pasi që dhe ndër tjerash, reflektojnë pretendime të argumentuara në nivel “ligjshmërie” dhe jo “kushtetutshmërie”, dhe/ose të njëjtat janë “të pambështetura apo të paarsyetuara”.

Këto Aktvendime përfshijnë rastet në vijim:

1. KI102/22
Parashtrues: Faton Aliu
Publikuar më: 24 prill 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 559/2022], të 10 marsit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

2. KI174/22
Parashtrues: Rafet Ismajli
Publikuar më: 24 prill 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml. nr. 284/2022], të 28 korrikut 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

3. KI08/23
Parashtrues: Sejdi Selimi
Publikuar më: 25 prill 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 362/21], të 14 nëntorit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar në këtu

4. KI114/22
Parashtrues: Valdet Dumani
Publikuar më: 25 prill 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml.nr.148/2022], të 21 prillit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

II.
Në dy (2) nga Aktvendimet për papranueshmëri të publikuara nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se kërkesat e parashtruesve nuk i plotësojnë kriteret e pranueshmërisë para Gjykatës, pasi që nuk janë shteruar mjetet juridike siç është përcaktuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, paragrafit 2 të nenit 47 (Kërkesa Individuale) të Ligjit dhe pikës (b) të paragrafit (1) të rregullit 39 të Rregullores së punës.

5. KI109/22
Parashtrues: Sabit Gori
Publikuar më: 13 prill 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [ARJ. nr. 11/2022], të 25 shkurtit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

6. KI65/21
Parashtrues: Agim Deshishku
Publikuar më: 13 prill 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml.nr.152/2020], të 16 nëntorit 2020.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

III.
Në një (1) Aktvendim për papranueshmëri, të publikuar nga Gjykata më 4 prill 2023, kjo e fundit konstatoi që kërkesa e parashtruesit përkatës është e papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, paragrafin 2 të nenit 47 (Kërkesa Individuale) dhe nenin 49 (Afatet) të Ligjit dhe paragrafin (1) (b) (c) dhe (3) (b) të rregullit 39 të Rregullores së punës, pjesërisht për shkak të mos-shterimit substancial të të gjitha mjeteve juridike dhe pjesërisht për shkak të mos paraqitjes së saj brenda afatit katër (4) mujor.

7. KI204/21
Parashtrues: Sabit Istrefi
Publikuar më: 4 prill 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pzd. nr. 83/2021], të 4 gushtit 2021.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

IV.
Në një (1) Aktvendim për papranueshmëri, të publikuar nga Gjykata më 13 prill 2023, kjo e fundit konstatoi që kërkesa e parashtruesit përkatës është e papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, paragrafit 2 të nenit 47 (Kërkesa Individuale) të Ligjit dhe pikës (b) të paragrafit (1) dhe paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës, pjesërisht për shkak të mos-shterimit substancial të të gjitha mjeteve juridike dhe pjesërisht për shkak se pretendimet e parashtruesit të kërkesës hyjnë në kategorinë e “shkallës së katërt”, pasi që dhe ndër tjerash, reflektojnë pretendime të argumentuara në nivel “ligjshmërie” dhe jo “kushtetutshmërie”, dhe/ose të njëjtat janë “të pambështetura apo të paarsyetuara” dhe si të tilla janë qartazi të pabazuara.

8. KI213/21
Parashtrues: “N.T. Doli”
Publikuar më: 13 prill 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [Ac. nr. 5805/2020], të 19 tetorit 2021.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

Vërejtje:

Ky njoftim është përgatitur nga Sekretaria e Gjykatës vetëm për çështje informative. Tekstet e plota të vendimeve u janë dorëzuar të gjitha palëve të përfshira në raste dhe do të publikohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës brenda afateve të përcaktuara.