Njoftim për medie

06.10.2011

Më 29 dhe 30 shtator 2011, një grup prej dymbëdhjetë këshilltarësh dhe hulumtuesish ligjorë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, morën pjesë në një punëtori të organizuar nga Programi për Sundimin Efektiv të Ligjit i USAID-it.

Punëtoria, e organizuar në Hotelin Nora të Klinës, kishte për qëllim të ofronte trajnim të mëtejshëm për këshilltarët dhe hulumtuesit ligjorë që mbështesin drejtpërsëdrejti punën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Programi për Sundimin Efektiv të Ligjit i USAID-it, e përgatiti këtë punëtori me synim përmirësimin e aftësive të pjesëmarrësve në fushat e identifikimit dhe analizimit të çështjeve ligjore, si dhe të hulumtimit dhe shkrimit ligjor.

Seancat interaktive të punëtorisë u mundësuan nga Gjyqtari i Lartë Stephen Swanson, Këshilltar i Lartë për Trajnime Gjyqësore pranë Programit të USAID-it.