Njoftim për medie

14.09.2011

Më datën 15 dhe 16 shtator 2011, në bashkëpunim me Agjencinë gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës organizon seminaret me fokus në temat që ndërlidhen me disa çështje kushtetuese – juridike.

Pjesëmarrës mysafir në këto seminare do të jetë edhe gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës Federale të Gjermanisë, z. Wilhelm Schluckebier.  

Seminaret do të mbahen në Gjykatoren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me fillim nga ora 09 : 00, me ç’rast edhe mediet janë të mirëseardhura që të marrin pamje nga ky organizim. 

Për informata shtesë mund të kontaktoni znj. Vesa Caka, Shefe e Kabinetit të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, në numrin: 038 220 104/5 ose nëpërmjet postës elektronike në: [email protected].