Njoftim për medie

29.09.2010
Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në krye me Kryetarin e Gjykatës, Prof. Dr. Enver Hasanin, udhëton sot për vizitë 4 ditore në Portugali.
Qëllimi i vizitës është studimi i përvojave të Gjykatës Kushtetuese të Portugalisë dhe përfitimi nga ato i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Gjatë vizitës, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Prof. Dr. Enver Hasani, do të takohet me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Portugalisë, z. Rui Manuel Gens de Moura Ramos.