Njoftim për medie

14.10.2014

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, do të presë në një takim të përbashkët kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Lituanisë, Prof. dr. Dainius Zhalimas, gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese të Luksemburgut, z. Francis Delaporte, si dhe profesorin e shquar të së Drejtës kushtetuese nga Universiteti i Bolonjës, Prof. dr. Luca Mezzetti, të mërkurën, më 15 tetor 2014.

Takimi do të mbahet në Bibliotekën e Gjykatës Kushtetuese dhe fillon në orën 11:00.

Delegacionet e nivelit të lartë të gjykatave kushtetuese evropiane po qëndrojnë në Kosovë, me ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë e Vitit të Pestë Gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.