Njoftim për medie

17.01.2014

Në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, të shtunën, më 18 janar 2014, do të mbajë ligjëratë Prof. dr. Mark Tushnet, profesori me renome ndërkombëtare i së Drejtës nga Universiteti i Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Profesori Tushnet do të ligjërojë në temën: “Gjykata të dobëta në këmbim të të drejtave të fuqishme: Pikëpamje mbi propozimin për regjimet transicionale të së drejtës, të bazuara në regjime të fuqishme të të drejtave kushtetuese të njeriut – rasti i Kosovës”.

Ligjërata do të mbahet në Gjykatoren e Gjykatës Kushtetuese dhe fillon në orën 10:00.