Njoftim për medie

04.11.2013

Të hënën, më 4 nëntor 2013, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, priti në takim Prof. dr. Fred Morrison, profesor i së Drejtës në Universitetin Minesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryetari Hasani e informoi profesorin Morrison në pika të shkurtra me përbërjen dhe punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese, si dhe për konsolidimin e gjyqësisë kushtetuese në vend.

Gjatë takimit, Kryetari Hasani shfrytëzoi rastin që të falënderojë të gjithë donatorët ndërkombëtarë, e veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për kontributin e vazhdueshëm dhënë Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, si dhe për forcimin e sundimit të ligjit në vendin tonë. 

Profesori Morrison po qëndron në Kosovë për një vizitë studimore disaditore, me përkrahjen e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, gjatë së cilës ai do të mbajë një varg ligjëratash në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, përkitazi me konstitucionalizmin, të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën publike krahasimtare.