Njoftim për medie

23.10.2012

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës njofton opinionin se, në vijim të respektimit dhe zbatimit të vendimeve të GJKK-së nga autoritetet publike, më 19 tetor 2012, Komuna e Klinës ka informuar Gjykatën Kushtetuese përkitazi me zbatimin e Aktgjykimit Nr. KI 129/11 të GJKK-së, me të cilin kërkohet zbatimi i Vendimit Administrativ nr. 02/197/2010  të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës dhe Aktvendimit Ac.nr. 158/2011 të Gjykatës së Qarkut në Pejë, nga Komuna e Klinës.