Njoftim për medie

15.10.2012

Të martën, më 16 tetor 2012, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, do të presë në vizitë zyrtare gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kroacisë, Mr. sc. Mato Arloviç.

Takimi do të mbahet në Zyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe fillon në orën 11:00.

Gjyqtari Arloviç do të qëndrojë në Kosovë në cilësinë e përfaqësuesit të Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë, në ceremoninë e Vitit të Tretë Gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.