Vlerësimi i kushtetutshmërisë të nenit 11 par. 1, nenit 32 par. 1 dhe 2, nenit 34 par. 2, dhe të nenit 38 në lidhje me nenin 11, 32 e 34 të Ligjit për Avokatin e Popullit, ligji Nr. 03/L-195 të 27 gushtit 2010, dhe i kërkesës për masë të përkohshme
Nr. të lëndës KO 148/11
Parashtruesit: Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës
Parashtruesi i kërkesës ka kërkuar shfuqizimin e nenit 11 par. 1, nenit 32 par. 1 dhe 2, nenit 34 par. 2 dhe nenit 38 në lidhje me nenet 11, 32 e 34 të Ligjit për Avokatin e Popullit, ligjit Nr.03/L-195, Parashtruesi konsideron inter alia se Ligji për Avokatin e Popullit Nr.03/L-195 përmban dispozita që në mënyrë të dukshme që ndërhyjnë në pavarësinë kushtetuese të tij të paraparë me nenet 132 dhe 133 të Kushtetutës, Bazuar në faktet del se kërkesa e Avokatit të popullit për vlerësimin e përputhshmërisë së disa nene të Ligjit për Avokatin e popullit me Kushtetutën e Kosovës, si dhe kërkesa për aplikimin e masës së përkohshme janë të jashtë afatshme sepse janë parashtruar pas kalimit të aftit të paraparë prej 6 muajsh “prej hyrjes në fuqi të aktit të kontestuar” me nenin 30 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (Ligji Nr. 03/L-121), dhe kërkesa shpallet e papranueshme
Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës
KO - Kërkesë nga organet shtetërore
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është paraqitur pas afatit
administrative