Parashtruesi e dorëzoi kërkesën në bazë të neneve 113,7 dhe 21,4 të Kushtetutës, neneve 20, 22,7 dhe 22,8 të Ligjit nr, 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, të 15 janarit 2009, Më 29 tetor 2012, parashtruesi ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, me ç’rast kërkoi nga Gjykata vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Parashtruesi i kërkesës pohon se me aktvendimin e Gjykatës së Qarkut i janë shkelur të drejtat pronësore sipas nenit 46 (Mbrojtja e Pronës) si dhe të nenit 54 (Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave) të Kushtetutës së Kosovës, Me Vendimin e Kryetarit, nr, GJR, KI 107/12, të 6 dhjetorit 2012, u caktua gjyqtari Kadri Kryeziu si Gjyqtar raportues, Të njëjtën ditë, me Vendimin e Kryetarit, KSH 107/12, u caktua Kolegji shqyrtues, i përbërë nga gjyqtarët: Robert Carolan (kryesues), Altay Suroy dhe Prof, dr, Enver Hasani, Gjatë shqyrtimit të rastit, Gjykata konstatoi se parashtruesi i kërkesës nuk i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të parapara me nenin 113,7 të Kushtetutës, Duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat e kërkesës së paraqitur, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në seancën e mbajtur më 19 qershor 2013, e shpalli kërkesën të papranueshme
Jovica Đorđević
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Nuk janë shterur mjetet juridike
Civile