Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Vendimit të Kolegjit Administrativ të Gjykatës Supreme të Kosovës, A. nr. 811/2006, të 14 marsit 2007, dhe pesëmbëdhjetë (15) vendime të tjera, dhe kërkesë për vendosjen e masës së përkohshme
Nr. të lëndës KO 08/13
Parashtruesit: Komuna e Klinës
Parashtruesi, në rastin konkret, pretendonte se gjashtëmbëdhjetë aktgjykime të miratuara nga Kolegji Administrativ i Gjykatës Supreme të Kosovës, kishin shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenet: 12, 46, 121, 123, dhe 124 të Kushtetutës, si dhe me nenin 1 Protokolli 1 i KEDNJ-së, Parashtruesi në kërkesë argumentonte se pronat në të gjashtëmbëdhjetë rastet, të prekura nga revokimi i lejeve për ndërtim të përkohshëm dhe urdhrat për rrënim të Inspektoratit të Drejtorisë për Urbanizëm, i takojnë Komunës, për qëllime publike, Për më tepër, i njëjti pretendonte se aktgjykimet e Gjykatës Supreme ndikojnë drejtpërdrejt në mundësinë që parashtruesi i kërkesës t’i ushtrojë të drejtat e veta pronësore dhe të rregullojë përdorimin e tokës komunale, Gjykata vëren se kërkesa e dorëzuar nga Komuna e Klinës, bazuar në nenin 113,4 të Kushtetutës, nuk e “konteston kushtetutshmërinë e ligjeve ose akteve të Qeverisë,” por në vend të kësaj, ajo konteston gjashtëmbëdhjetë vendimet e Gjykatës Supreme në procedurë administrative, Si të tilla, Gjykata konsideron se vendimet e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës në procedurë administrative nuk janë akte a ligje të Qeverisë,sipas kuptimit të nenit 113 (4) të Kushtetutës (Shih, mutatis mutandis, Komuna e Gjakovës kundër Gjykatës Ekonomike të Qarkut, nr, KO123/10, Aktvendimi i 21 majit 2012), Si pasojë e kësaj, Gjykata gjen se parashtruesi i kërkesës, në këtë rast, nuk është palë e autorizuar, siç kërkohet me nenin 113 (1) Kushtetutës, për të kontestuar vendimet e Gjykatës Supreme, sepse këto vendime nuk janë ligje apo akte të cilat parashtruesi do të mund t’i kontestonte në bazë të nenit 113,4 të Kushtetutës
Komuna e Klinës
KO - Kërkesë nga organet shtetërore
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar
Civile