Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev. I. nr. 29/2009, të 25 janarit 2012

Nr. të lëndës KI 100/13

Parashtruesit: Selim Hajra

Shkarko:

Parashtruesi, z, Selim Hajra, ka parashtruar kërkesë sipas nenit 113,7 të Kushtetutës së Kosovës duke kontestuar Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev, I, nr, 29/2009, të 25 janarit 2012 me të cilin, ai pretendon se I janë shkelur të drejtat e tij kushtetuese të garantuara me nenin 56 [Të Drejtat dhe Liritë Themelore gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme]; nenin 49 [E Drejta e Punës dhe e Ushtrimit të Profesionit]; nenin 46 [Mbrojtja e Pronës]; nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]; si dhe nenin 1 të Protokollit I të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ), Gjykata kishte ardhur në përfundim që kërkesa nuk I plotëson kriteret për të qenë e pranueshme pasi që parashtruesi i kërkesës as nuk ka arritur të ndërtojë rastin për shkeljen e të drejtave, në të cilat ai thirret, dhe as nuk ka paraqitur ndonjë dëshmi prima facie që tregon shkeljen e tillë, Në këtë mënyrë, Gjykata kishte vendosur që kërkesa është qartazi e pabazuar në pajtim me rregullin 36 (2) a) dhe b) të Rregullores së Punës

Parashtruesit:

Selim Hajra

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile