Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. Nr. 293/2012, të 17 majit 2013

Nr. të lëndës KI 126/13

Parashtruesit: Shaqir Vula

Shkarko:

Parashtruesi i kërkesës pretendonte se gjatë rrjedhës së procedurave ne gjykatat e rregullta, të drejtat e tij kushtetuese janë shkelur për shkak se gjykatat përkatëse nuk i kishin zbatuar dispozitat e aplikueshme të ligjit, Sipas kërkesës së parashtruesit dhe pasqyrës së fakteve, parashtruesi gjithashtu pretendonte se gjykata e shkallës së parë, gjykata e apelit dhe ajo e revizionit kanë zbatuar gabimisht të drejtën materiale, Sipas parashtruesit, gjatë të gjitha fazave të procedurës, gjykatat përkatëse nuk arritën të ofrojnë arsyetim të nevojshëm ligjor, të bazuar në ligj, Në këtë rast, Gjykata gjen se, parashtruesi i kërkesës ankohej kryesisht, për shkak të zbatimit të gabuar të ligjit material, për mungesën e arsyetimit të vendimeve dhe për shkaqe të tjera që kanë të bëjnë me të drejtat e tij në punë, Edhe në këtë rast sikurse e dhe ne shume raste tjera Gjykata ua rikujton parashtrueseve se Gjykata Kushtetuese nuk është gjykatë e shkallës së katërt që të vlerësojë ligjshmërinë dhe saktësinë e vendimeve të dhëna nga gjykatat e rregullta, përveç nëse ka prova bindëse se vendimet e tilla janë dhënë në një mënyrë dukshëm të padrejtë dhe të paqartë, Është detyrë e gjykatave të rregullta që të interpretojnë dhe zbatojnë rregullat përkatëse të së drejtës procedurale dhe materiale, (Shih Garcia Ruiz kundër Spanjës [DHM], Nr, 30544/96, 28, Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut [GJEDNJ] 1999-I, ), Prandaj, në pajtim me rregullin 36 (2) b) të Rregullores së punës, kërkesa e parashtruesit është konsideruar si qartazi e pabazuar, dhe si të tillë Gjykata e deklaroj kërkesën të papranueshme

Parashtruesit:

Shaqir Vula

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile