Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. Nr. 195/2011, të 28 shkurtit 2013

Nr. të lëndës KI 99/13

Parashtruesit: Liman Maloku

Shkarko:

Parashtruesi i kërkesës në kërkesën e parashtruar më 10 korrik 2013, kërkon ” vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme, me të cilin janë vërtetuar vendimet e gjykatave të rregullta, Me ato vendime, ishin shpallur të pavlefshme kontratat mbi shitblerjen e patundshmërisë të lidhura ndërmjet parashtruesit të kërkesës dhe pronarëve të parcelave, Gjykata konstaton që parashtruesi nuk ka arsyetuar pretendimin për shkelje të të drejtave kushtetuese dhe parashtruesi nuk i ka mbështetur në mënyrë të mjaftueshme pretendimet e tij

Parashtruesit:

Liman Maloku

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile