Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 170/2010, të 7 shkurtit 2013

Nr. të lëndës KI 42/13

Parashtruesit: Shahire Beqiraj

Shkarko:

Parashtruesi i kërkesës pretendon se me Aktgjykimin e Gjykatës Supreme, Rev,nr,170/2010 i 7 shkurtit 2013, i janë shkelur Neni 22 (Zbatimi i Drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare) dhe Neni 31 (E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm) i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për shkak të mosmarrëveshjes mbi të drejtën e pronës në mes të parashtrueses së kërkesës dhe A, B në lidhje me përcaktimin e së drejtës në pronën e regjistruar në parcelat kadastrale nr, 510/2, 870/1 dhe 892/2, nga fletëposedimi nr, 213 ZK në fshatin Vrellë, Gjykatë konstaton se ë faktet e dorëzuara nga parashtruesja nuk kanë arsyetuar në asnjë mënyrë pretendimin e shkeljes së të drejtave kushtetuese dhe parashtruesja nuk i ka mbështetur sa duhet pretendimet e saj, prandaj kërkesa është qartazi e pabazuar

Parashtruesit:

Shahire Beqiraj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile