Parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Pkl, nr, 5/2013, të 4 marsit 2013, Parashtruesi i kërkesës konsideroi se “me aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, në procedurën e mbrojtjes së ligjshmërisë si dhe në aktgjykimet e lartpërmendura në procedurën gjyqësore, janë shkelur të drejtat për gjykim të ndershëm, të paanshëm dhe të barabartë,”, Në të njëjtën kohë, ka kërkuar vendosjen e masës së përkohshme, duke pasur parasysh se parashtruesi i kërkesës është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 vjet e 6 muaj dhe në çdo moment mund të ftohet për vuajtjen e dënimit, konsideron se deri në vendosjen lidhur me kërkesën në fjalë mund caktohet masa e përkohshme e propozuar, për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit me burg, në mënyrë që të evitohet dëmi i pariparueshëm nëse kërkesa bazë do të ketë sukses,”, Duke vendosur në lidhje me kërkesën e parashtruesit Jashar Avdullahi, pas shqyrtimit të procedurës në tërësi, Gjykata Kushtetuese, nga shkresat e lëndës konstatoi se Gjykata e Qarkut në Gjilan, me Aktgjykimin P, nr, 138/2011, të 24 shkurt 2012, ka dhënë arsyetim të hollësishëm se pse disa prova i ka pranuar dhe pse disa prova i ka refuzuar, si dhe në bazë të cilës gjendje faktike ka ardhur në përfundim se parashtruesi i kërkesës ka kryer vepër penale, duke marrë parasysh me këtë rast rrethanat rënduese, por edhe ato lehtësuese në shqiptimin e aktgjykimit, Në bazë të asaj që u cek më lart, Gjykata Kushtetuese nuk ka konstatuar se procedurat përkatëse, në ndonjë mënyrë kanë qenë të padrejta ose arbitrare, Prandaj, Gjykata ka ardhur në përfundim se kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse faktet e paraqitura në asnjë mënyrë nuk e arsyetojnë pretendimin për shkeljen e një të drejte kushtetuese, Në të njëjtën kohë, Gjykata e ka refuzuar kërkesën e parashtruesit për masë të përkohshme, me arsyetim se i njëjti nuk ka dorëzuar asnjë provë bindëse, e cila do ta justifikonte caktim e masës së përkohshme, si të nevojshme për t’u shmangur ndonjë dëm i pariparueshëm, ose provë se një masë e tillë është në interesin publik
Jashar Avdullahi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Penale