Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. Nr. 176/2012, të 18 prillit 2013

Nr. të lëndës KI 151/13

Parashtruesit: Sitkije Morina

Shkarko:

Në aktgjykimin e saj, Gjykata Supreme, në pjesën që ka të bëjë me kompensim për dëmin material, vendosi të vërtetojë aktgjykimet e gjykatave të shkallëve më të ulëta, me të cilin kompania e sigurimit ishte e obliguar t’i paguajë parashtrueses të kërkesës shumën e kompensimit plus kamatën e caktuar, Në pjesën që ka të bëjë me kompensim për dëmin jomaterial, përkatësisht shpenzimet e rehabilitimit dhe kamata e caktuar, ajo vendosi t’ia kthejë rastin për rigjykim gjykatës së shkallës së parë, Parashtruesja pretendon shkeljen e nenit 24,2 [Barazia para Ligjit], nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe nenit 102,3 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës, si dhe dispozitat e Procedurës Kontestimore, Gjykata konsideroi se parashtruesja nuk mund të pretendojë të jetë viktimë e shkeljes së të drejtave kushtetuese, përderisa procedura që ka të bëjë me dëmin material ende është në pritje në Gjykatë, dhe për më tepër, vendimi i Gjykatës Supreme për të vërtetuar aktgjykimet e gjykatave të shkallëve më të ulëta në lidhje me dëmin jomaterial, është në dobi të saj, Si përmbledhje, Gjykata konkludoi se kërkesa e parashtrueses është e papranueshme

Parashtruesit:

Sitkije Morina

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile