Vendim

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Ekonomike të Qarkut në Prishtinë II C. nr. 13/2011 të 28 shkurtit 2012

Nr. të lëndës KI 16/13

Parashtruesit: Armond Morina, drejtor i “Morina films” nga Prisht

Parashtruesi i kërkesës parashtroi parashtresë në bazë të neneve 113,7 dhe 21,7 të Kushtetutës, neneve 20, 22,7 dhe 22,8 të Ligjit nr, 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, të 15 janarit 2009, Më 28 shtator 2012, parashtruesi i parashtroi kërkesë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, me të cilën kërkonte vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Ekonomike të Qarkut në Prishtinë, Parashtruesi i kërkesës nuk ka cekur në mënyrë specifike se cilat nene të Kushtetutës pretendohet të jenë shkelur me këtë aktgjykim, Më 16 prill 2013, parashtruesi i drejtohet Gjykatës me kërkesë “që rasti KI 16-13, i 20 shtatorit 2012, të tërhiqet përkohësisht deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Apelit,”, Me Vendimin e Kryetarit (nr, KI 16/13, të 14 shkurtit 2013), gjyqtari Altay Suroy u emërua Gjyqtar raportues, Në të njëjtën ditë, me Vendimin e Kryetarit, nr, KSH 16/13, u emërua Kolegji shqyrtues i përbërë nga gjyqtarët: Robert Carolan (gjyqtar kryesues), Ivan Čukalović dhe Enver Hasani, Gjatë shqyrtimit, Gjykata ka konstatuar se nuk ekzistojnë rrethana të veçanta sa u përket të drejtave të njeriut të cilat do të kërkonin një shqyrtim të mëtejshëm të kërkesës, prandaj merr vendim që kërkesa të hiqet nga lista, Duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat e kërkesës së parashtruar, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në seancën e 14 qershorit 2013, nuk gjeti ndonjë arsye për të vendosur përkitazi me kërkesën, Rrjedhimisht, kërkesa u hoq nga lista

Parashtruesit:

Armond Morina, drejtor i “Morina films” nga Prisht

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për tërheqjen e palës nga kërkesa

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative