Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim kushtetues i vendimeve të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, AC. Nr. 440/07, i 17 dhjetorit 2008, dhe të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. I. nr. 41/2008, i 13 gushtit 2010

Nr. të lëndës KI 125/10

Parashtruesit: Sofije Grabovci

Parashtruesja paraqiti kërkesën bazuar në Nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se të drejtat e saj ishin cenuar me vendimet e gjykatave të rregullta, me ç’rast parashtruesja pretendonte shkeljen e të drejatve të garantuara me Kushtetutë pa saktësuar ndonjë dispozitë kushtetuese në veçanti, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtrueses ishte qrtazi e pabazuar, sepse parashtruesja nuk kishte mbështetur me prova pohimet e saj, pra si dhe pse është kryer shkelja e pretenduar. Gjykata po ashtu theksoi se nuk vëren që procedurat përkatëse të zhvilluara në gjykatat e rregullta ishin arbitrare ose të padrejta. Duke cituar rastin Edwards kundër Mbretërisë së Bashkuar nga praktika e GJEDNJ-së, Gjykata më tutje arsyetoi se, si rregull i përgjthshëm, vlerësimi i fakteve është detyrë e gjykatave të rregullta. Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtrueses si të papranueshme.

Parashtruesit:

Sofije Grabovci

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile