Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i Vendimit të Gjykatës Komunale në Malishevë (C. nr. 90/2004), të 10 qershorit 2005 dhe të Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, PKL Nr. 120/08, të 1 shtatorit 2009

Nr. të lëndës KI 119/11

Parashtruesit: Sadri Mazreku

Kërkesa bazohet në Nenin 113,7 të Kushtetutës, Neni 22 i Ligjit dhe rregullin 56 të Rregullores së punës, Parashtruesi, ndër të tjera, pohoi se vendimet e gjykatave të rregullta kanë cenuar të drejtat e tij në pronë, Gjykata theksoi se njëri prej vendimeve të kontestuara nga parashtruesi i kërkesës ishte nxjerrë para hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës çka do të thotë se kërkesa e tillë nuk përkon me juridiksionin kohor të Gjykatës, Kurse për vendimin tjetër të kontestuar, Gjykata konstatoi se kërkesa ishte dorëzuar pas afatit ligjor prej (4) katër muajve dhe si e tillë ishte e paafatshme, Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata bazuar në Nenin 113 të Kushtetutës, Nenet 49 dhe 56 të Ligjit dhe rregullin 36 (1) b) dhe (3) h) të Rregullores së punës vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesve të papranueshme

Parashtruesit:

Sadri Mazreku

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është ratione temporis jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile