Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë te Aktgjykimit te Gjykatës Supreme te Kosovës, Rev. Nr. 295/2007

Nr. të lëndës KI 29/10

Parashtruesit: R.D.

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke pohuar se ishte shkelur e drejta e tij kushtetuese pronësore me vendimin e Gjykatës Supreme, e cila konfirmonte vendimet jo të favorshme të gjykatave në lidhje me të drejtën e tij pronësore për një patundshmëri të caktuar, duke argumentuar se gjykatat kishin shkelur Ligjet për Procedurën Kontestimore dhe Procedurën Civile kur kishin marrë këto vendime, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte qartazi pabazuar dhe e papranueshme sipas Rregullës 36.1(c) sepse Parashtruesi nuk kishte mundur të prezantojë prova prima facie se kishte pasur shkelje të Kushtetutës, duke cituar rastin Vanek kundër Republikës së Sllovakisë. Gjykata theksoi se kompetenca e saj është e kufizuar vetëm në zgjidhjen e kontesteve kushtetuese, siç janë ato se a ka pasur Parashtruesi gjykim të drejtë, e jo zgjidhjen e kontesteve rreth fakteve apo rreth të drejtës materiale, duke cituar rastet Garcia Ruiz kundër Spanjës dhe Edwards kundër Mbretërisë së Bashkuar. Gjykata konstatoi se nuk kishte dëshmi se procedurat e gjykatave më të ulëta kishin qenë në ndonjë mënyrë të padrejta ose arbitrare, duke cituar rastin Vanek

Parashtruesit:

R.D.

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile