Parashtruesi kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke pretenduar se Gjykata Supreme ja ka shkelur një të drejtë të paspecifikuar mbi pronën të garantuar me Kushtetutë dhe me konventat ndërkombëtare, kur e kishte konfirmuar vendimin e gjykatës së shkallës më të ulët për hedhjen poshtë të kërkesës kundër Komunës së Gllogovcit për kompensimin e fitimeve të humbura, bazuar në pamundësinë për të shfrytëzuar tokën bujqësore për shkak të një gabimi në procesin e ndarjes së tokës nga Komisioni i Komasacionit. Gjykata Komunale e Gllogovcit e refuzoi masën e kompensimit me arsyetimin se parashtruesi nuk kishte insistuar në posedimin dhe shfrytëzimin e tokës së kontestuar, duke e konsideruar kërkesën kundër komunës për kompenzim te demit si të pabazuar, gjë që ishte konfirmuar edhe nga Gjykata e Qarkut e Prishtinës dhe nga Gjykata Supreme, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme si qartazi e pabazuar në bazë të Rregullës 36.2(b) të Rregullores së Punës për shkak të mungesës së dëshmisë prima facie se as vendimi i Gjykatës Supreme nuk kishte shkelur ndonjë të drejtë apo liri themelore të parashtruesit të kërkesës dhe as vendimi i Gjykatës Supreme nuk kishte qenë arbitrar, duke cituar rastin e GJEDNJ-së Vanek kundër Republikës së Sllovakisë, dhe duke theksuar se Parashtruesi ishte kompensuar për pronën e shpronësuar
Amrush Rexhepi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile