Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë të Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës A Nr. 874/08 dhe Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës Mlc Nr. 43/2007

Nr. të lëndës KI 48/09

Parashtruesit: Jusuf Hashani

Shkarko:

Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme me të cilën parashtruesit i është refuzuar kërkesëpadia e tij lidhur me një kontest administrativ, dhe më këtë rast pretendon se i është mohuar e drejta për mjete juridike, Gjykata Kushtetuese vendosi që të refuzojë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme me arsyetimin se kërkesa është e parakohshme ngase lënda ishte ende në shqyrtim në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, andaj nuk janë shteruar të gjitha mjetet ligjore në dispozicion, dhe parashtruesi nuk saktësoi aspektet procedurale a materiale që janë shkelur gjatë procedurave që ai i përmend

Parashtruesit:

Jusuf Hashani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile