Parashtruesja, Sadije Tërbuna, e parashtroi kërkesën në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke e kontestuar Aktgjykimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, ASC-11-0069, të 22 prillit 2013, si të nxjerrë në shkelje të Kushtetutës, Sidoqoftë, parashtruesja nuk kishte specifikuar se cilat dispozitat kushtetuese janë shkelur, Parashtruesja pretendon se “Bashkëshorti im, Hasan Tërbunja, kishte punuar në Kombinatin Industrial “Ramiz Sadiku” prej 21,04,1980 deri me falimentimin e tij me 31,01,1990, dhe pas falimentimit, 01,08,1990 dhe deri më 01,05,1993, Në vitin 1993, ai ishte përjashtuar me forcë nga puna, nga regjimi i dhunshëm i Serbisë, dhe ishte keqtrajtuar nga paramilitarët serbë, dhe si rrjedhojë e një abuzimi të tillë, ai kishte vdekur, Nëse do të ishte në gjendje, ai ende do të kishte punuar, ashtu siç kishin punuar kolegët e tij”, Sa i përket çështjes së pranueshmërisë së kërkesës, Gjykata konsideroi se kërkesa ishte e papranueshme sepse parashtruesi ka dështuar të paraqesë prova se procedurat përkatëse ishin në ndonjë mënyrë të padrejta apo arbitrare, Prandaj, Gjykata konkludoi se kërkesa ishte qartazi e pabazuar, në pajtim me rregullin 36 (1,c) të Rregullores së punës
Sadije Tërbunja
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile